Biografia

Dr. Metin Izeti ka lindur në Tetovë më 01.09.1970. Shkollën fillore e kreu në Tetovë. Në vitin 1989 e kreu shkollën e mesme në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, ndërsa u diplomua në vitin 1996 në Fakultetin Teologjik pranë Universitetit “Dokuz Ejlyl” në Izmir, Turqi. Në vitin 1998 mbrojti magjistraturën në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë të njëjtit univerzitet në Izmir me temë, “Bektashizmi në Maqedoni”. Në vitin 2003 i kreu edhe studimet e doktoratës në Institutin e Shkencave Shoqërore pranë Universitetit Marmara në Stamboll, Turqi dhe mori titullin doktor i shkencave shoqërore me temën “Rrymat Sufike në Ballkan në shek. XVII dhe XVIII”. Në 22.02.2006 ka fituar titullin docent në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ndërsa në 13.09. 2007 titullin professor inordiner në Universitetin Internacional të Novi Pazarit. Gjithashtu në dhjetor të vitit 2007 është zgjedhur edhe në docent të lëndëve “ Filozofi dhe sociologji e artit” në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Dr. Metin Izeti prej vitit 2001 u punësua si ligjërues i “Apologjetikës” dhe “Filozofisë islame” në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Nga viti 2003 është ligjërues i këtyre dy lëndëve edhe në Akademinë e Shkencave Islame në Novi Pazar, Sanxhak. Gjithashtu ligjëron edhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Ka punuar si Drejtor i Qendres Nacionale Konservatore në Republiken e Maqedonisedhe si këshilltar shkencor në Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Momentalisht është në marrëdhënie të rregullt pune si ligjërues i estetikës-filozofisë së artit dhe filozofisë bashkëkohore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe njëkohësisht ligjërues i Akaidit dhe Filozofisë Islame në Novi Pazar dhe Prishtinë.
Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore si: Tryeza e rrumbullakët “Gjendja dhe perspektivat e sitemit arsimor fetar në suazat e Bashkësisë Fetare Islame”, Shkup (2004); seminari “Dialogu Ndërfetar”, Shkup (2004); simpoziumi ndërkombëtar “Kalendarët-Përcaktimi i riteve dhe festave fetare islame në trojet shqiptaro-ballkanike”, Strugë (2005); simpoziumi ndërkombëtar shkencor “Bektashizmi dhe Alevizmi”, Isparta (2005), Turqi; tryeza e rrumbullakët “Terminologjia islame në gjuhën shqipe” Prishtinë (2005),Kosovë; simpoziumi ndërkombëtar, “Mevlana, Mevlevihanet dhe Mesnevija”, Manisa (2005), Turqi.; simpoziumi ndërkombëtar, “ Dusunce ve Sanatta Mevlana”, Canakkale (2006), Turqi.
Dr. Metin Izeti zotëron gjuhën shqipe, turqishte, maqedonishte, boshnjakishte, anglishte dhe arabishte.

Komentet e fundit