preload preload preload preload
Metin Izeti - Dhurata shpirtërore e Agjërimit
Dhurata shpirtërore e agjërimit , ndër të tjerat, është që me sendërtimin e përpiktë nga ana e agjëruesit në mënyrë shpirtërore ta shërojë pjerrjen shpirtërore të shqisave psiko-fizike dhe vetive të çdo vetësie individuale, dhe t’i qetësojë dhe frenojë të gjitha thirrjet trupore në vete, të folurit e zhurmshëm të trupit, që të mund te dëgjojë thirrjet mbinatyrore të paqes qiellore në thellësinë e zemrës , në hapësirën e shenjtë gjeografike mikrokozmike në të cilën takohen boshti vertikal i mendjes dhe boshti horizontal i shpirtit .

Kanti per njeriun

Kur flet për njeriun, Kanti thotë se ai është jo i shenjtë, ndërsa ligji moral është i shenjtë dhe njerëzia në të është e shenjtë. Njeriu i takon botës së natyrshme (i nënshtruar ligjeve natyrore) dhe botës inteligjibile (dhe prandaj është person i lirë dhe i pavarur nga mekanizmat e natyrës). Si qenie e natyrshme, është i motivuar nga rehatia dhe lumturia, e si qenie inteligjibile është i motivuar nga obligimi, gjegjësisht respektimi i ligjit moral. Kantit i pëlqen t’i përdorë nocionet “lartësi” dhe “ngritje” (këto nocione natyrisht se janë të ...

Kerkesat e moralit…

Obligimi për të arritur sa më shumë dituri për njeriun nga perspektivat e ndryshme vjen nga fakti që kërkesat e moralit kryejnë ndikim të madh mbi jetën e njeriut, dhe atë si në kuptimin pozitiv ashtu edhe negativ, varësisht nga ajo se si i kuptojnë njerëzit ato dhe çfarë qëndrimi marrin ndaj tyre. Për nga natyra e vet morali është në shërbim të jetës së mirë ngaqë i ndihmon njeriut në kërkimin e drejtimit të jetës, në zgjedhjen e qëllimeve dhe mjeteve. Mirëpo, morali gabimisht i kuptuar dhe gabimisht i zbatuar mund të pengojë zhvillimin e suksesshëm të ...

Perpjekje dinjitoze kunder te liges

Ne sot e përjetojmë botën, në të cilën shihen vetëm varfëri, sëmundje, fatkeqësi, katastrofa, shtypje (mynxyra), padrejtësi të të gjitha llojeve, vuajtjet e të drejtëve dhe të pafajshmëve, kriminalitet, korrupcion, terror, luftëra, vrasje... Të gjitha këto janë shenja të kohës së sotme. Për shkak të kësaj vuajnë individë dhe bashkësi, popuj dhe mbarë gjinia njerëzore. Gjendja e këtillë, mendojnë njerëzit me vullnet të mirë, nuk guxon të mbetet kështu. Gjendja e këtillë e keqe mund të tejkalohet me ndryshim rrenjesor të strukturave të botës sonë, ...