Metin Izeti

Pasqyra simbol i përsosurisë njerëzore
Njeriu gjithnjë ka dëshiruar që të njohë, vëzhgojë dhe të dijë diç më tepër për veten, gjegjësisht origjinën, ekzistencën, krijimtarinë e tij. Në fillim njerëzit e parë veten e shikonin në uj të pastër dhe të qetë. Në bazë të kësaj përvoje kuptuan se trupat e ndritur dhe pa të meta kanë mundësi të reflektojnë dritën. Më vonë Egjiptasit e Lashtë, Hebrenjtë, Grekët e Vjetër arritën që të bëjnë pasqyrat e para prej metali, në të cilat reflektohej fizioniomia e njeriut.

1

Relacioni njeri-pasqyrë I cili filloi që prej shikimeve dhe reflektimeve të para mbi uj dhe vazhdoi me prodhimin e lashtë të pasqyrave prej metali e më vonë edhe të atyre prej qelqi, vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe si duket do të vazhdojë deri në momentet e fundit të prezencës njerëzore në skenën botërore.

Relacioni mes njeriut dhe pasqyrës bëhet edhe më I dendur në momentin kur pasqyra ngarkohet me disa karakteristika autentike të njeriut. Në shumë poezi, këngë, romane pasqyrës I janë mveshur cilësi të vetëdijes dhe ndërgjegjes së lartë si dhe është shprehur miqësia ose armiqësia e saj. Ndërsa pasqyra, pa marrë parasysh është mik ose armik reflekton vetëm ato pamje që I drejtohen.

Xhelaluddin Rumiu në Mesnevi përmend rastin e një njeriut I cili ka pasë pamje të shëmtuar. Një ditë duke ec rrugës e gjen një pasqyrë të braktisur në rrugë. Shikohet në te dhe e sheh veten ashtu si është . Pas kësaj e hudh pasqyrën në tokë dhe thotë: “ Nuk të ka braktisur më kot pronari yt”!!!2

Ndërsa një poet tjetër në poezinë e tij “Pasqyrat” thotë kështu:

Nuk dal dot para pasqyrës, pasqyrat zindane

Nuk dal pranë pasqyrës, pasqyrat ndërgjegje

Nuk më gjeni dot, ajo ishte një hamendje

Nuk vij më , pasqyrat rrugën më ndërprenë”3

Prezentimet në pasqyrë edhepse nuk janë të prekshme paraqesin realitetin njerëzor. Sa kemi vallë mundësi që në pasqyrë të njohëm veten tonë?! Sa është reale pasqyra në reflektimin e egzoterikës njerëzore, në dukshmërinë e kësaj krijese të zgjedhur?! Sikur njeriu në vend të pasqyrës e cila reflekton egzoterikën e njeriut të kishte zbuluar edhe pasqyrën e ezoterikës, metafizikës njerëzore më duket se shumë do të ishim turpëruar.Ashtu thotë edhe një mendimtarë I shquar: “Sikur të kishim mundësi të fotografojmë brendinë njerëzore ashtu si e fotografojmë trupin e tij nuk do të mundshim të shikojmë njëri tjetrin në sy”4

Mirëpo, përsëri pasqyra është argument me rëndësi I cili tregon të qenurit, ekzistencën, praninë tonë në skenën e qenësisë. Ja pra, pasiqë dukemi atëherë jemi, ekzistojmë. Edhe dukshmëria e njeriut është një pjesë e rëndësishme e personalitetit njerëzor. Një fjalë e urtë lindore thotë: “ Kush nuk kupton prej syve nuk e sheh as esencën”.

Në librat tona klasike tregohet një rast. Diku në lindje në një mësojtore ku janë ligjëruar idetë e larta, njërit prej nxënësve që e ka kryer proçesin mësimor me sukses në ceremonialin e përgaditur me këtë rast I është dhuruar një libër. Kur nxënësi e merr librin në dorë dhe e shfleton ate fascinohet, habitet, duket sikur del prej vetes. Ndërsa në anën tjetër përballë tij, një nxënës tjetër I cili sa po ka filluar mësimet habitet me gjestet e tija dhe dëshiron të shohë se çka aq të çuditshme në atë libër. Afrohet, mirëpo nuk sheh asgjë në te. Mësuesi I thotë se për të prekë atë libër duhet të kryejë proçesin mësimor. Dasht e pa dasht duron, mëson, orvatet të konceptojë të gjitha idetë e prezentuara nga ana e mësuesit. Në fund vjen dhe troket momenti kur edhe për te përgaditet ceremoniali dhe I dorëzohet libri. Ky nxënës I cili vite me rradhë ishte djersitur për të pa se çka në atë libër, tash ate e ka në duar por nuk e çel, sdi pse, por nuk I intereson ajo që ka në brendinë e librit. Pasi mendon se nuk ka mbet asgjë në botë të cilën ai nuk e ka mësuar.Pas këmbënguljes së mësuesit të lartë e hap librin dhe e shiqon. Çka tëshohë, në libër brenda dy faqe e në të dyja nga një pasqyrë. Në vend të shkronjave dhe fjalëve e sheh veten dhe kupton se ajo që vite me rradhë kishte mësuar ka qenë vetëm vetja e tij.

Prandaj themi se realiteti I paqyrës është një reflektim I kuptimtë I realitetit njerëzor. Atëherë të kalojmë përballë pasqyrës dhe të shiqojmë edhe njëherë veten. Të përjetojmë përsëri rizbulimin e personalitetit tonë dhe të falënderojmë pa masë Fuqinë Krijuese që na ka krijuar kaq të bukur.

Nëse njeriu largohet prej këtij afrimi pozitiv ndaj pasqyrës dhe I shpall luftë asaj, atëherë I ka shpallë luftë vetes. Por, kjo luftë nuk ka fitimtar, ka vetëm humbës. Një mendimtarë bukur ka thënë: “Njerëzit të cilët mundohen që vetëm të duken të bukur nuk mund të korrin sukses pa mos e rrënuar brendinë e tyre”.5 Në pasqyrë ekziston vetëm “un”-I e assesi “ne”. Aty ku është “un”-I nuk ka të drejtë jete për të tjerët.

Ai që përballë pasqyrës belbëzon fjalët: “nuk ka të bukur tjetër pos meje” asnjëherë nuk do të tolerojë ekzistencën e të bukurve tjerë. Dhe në këtë moment është e pashmangshme thyerja e njërës prej dy gotave.

Në Mesnevi ky realitet është prezentuar në fabulën e cila flet për luanin që nuk njihte kundërshtarë dhe sulmonte çdo kend që I dilte përpara. Dikur në kohët e mëparshme, thotë Xhelaluddin Rumiu, kafshët e një pyelli jetonin të lumtur në te. Por, përnjëherë kjo lumturi është kthyer në brengë pasi në te ka ardhë një luan I cili për çdo ditë ka grabitë njërin prej tyre. Gjelbërimet dhe bukuritë natyrore janë bërë helm për to. Në fund janë tubuar dhe kanë vendosur që për çdo ditë luanit ti dërgojnë një prej kafshëve të pyellit dhe ai të mos I shqetësojë të tjerët.

Për çdo ditë atij që I vinte rradha përshëndetej me shokët dhe nisej drejtë shpellës ku banonte luani.Një ditë rradha I erdhi lepurit. Mirëpo, lepuri u tha atyre : Më jepni pak kohë dhe unë do të ju shpëtoj prej torturave të këtij tirani. Këto fjalë të lepurit të gjithë I konsideruan si fjalë axhami dhe filluan të qeshin. Por lepuri pa mos thënë gjë e mbajti në vete planin e vet sekret, pasi përpara syve I doli rasti I pasqyrës,iu kujtua se përderisa para saj qëndron pa fjalë ajo të prezenton si duhet, por nëse fillon të flasësh, ti drejtohesh me fjalë ajo mjegullohet dhe fotografia fillon të humbet.

Lepuri me qëllim shkoi vonë te luani. Luani I hidhëruar briti: Pse erdhe kaq vonë, çfarë të ndodhi? Ndërsa lepuri iu përgjigj: Mos pyet, në rrugë dola herët së bashku me shokun tim më të ngushtë , I cili është më I ri dhe më I majmë se unë dhe I cili nuk dëshiroi edhe në këtë moment të ndahet prej meje.Në rrugë e sipër përpara na doli një luan tjetër dhe e grabiti shokun tim. I thamë që ne jemi duke shkuar te mbreti I këtij pyelli, kurse ai tha që nuk njeh mbret tjetër pos vetes. Unë memzi shpëtova dhe erdha , por u vonova.Atëherë luani kërceu me të shpejtë dhe së bashku me lepurin u nis drejtë pusit në të cilin banonka luani tjetër sipas rrëfimit të lepurit. Kur luani e zgjati kokën mbi pus në uj e pa veten dhe pa një pa dy u hudh brenda me bindje se ai është kundërshtari I tij. Kur ra nlë fund të pusit kuptoi se çfarë ishte puna, por tash më ishte vonë.

Ah sikur këtë ta kishim kuptuar me kohë!!!!

Kurani zemrën e njeriun e prezenton si “un” I vërtetë I njeriut, si bindje për hakikatin dhe amshueshmërinë, si fuqi perceptuese dhe konceptuese.Zemra thonë mutesavvifët ( mistikët) është bejtullah , shtëpi e Zotit në mikrokozmosin, respektivisht në njeriun.Botëkuptimi sufik zemrën e sheh si ndjenjë e lidhshmërisë mes qenësisë dhe prezentimit (vuxhud dhe kevn). Tasavvufi për Arshin e përmendur në Kuran6thotë se është zemra e njeriut, respektivisht simbolika e lartësisë së Thronit është prezentuar në zemrën e krijesësë më të bukur.

Njeriu vetëm nëse e mban të çiltër dhe të pastër zemrën, këtë qendër të Fuqisë Krijuese mund të ngritet në platformën e të drejtës dhe së bukurës.Në të kundërtën njeriu hynë në stres dhe kaos. Kurani nxierjen e zemrës e karakterizon si shkatërrim dhe rrënim të madh të esencës njerëzore.7

Zemra është e ngjashme me pasqyrën. Siç pasqyra prej metali kur ndryshket e humb fuqinë e reflektimit ashtu edhe zemra kur ndryshket dhe njolloset me njollat e epshit, lakmisë dhe ndjenjave të ulta nuk ka mundësi të reflektojë vlerat e larta të dedikuara asaj nga ana e Fuqisë Krijuse. Njohja ( marifeti, gnoza) lind prej ndritjes shpirtërore gjegjësissht prej çiltërsisë së zemrës.

Përcillet prej traditës së vjetër se në do kohë piktorët kinez dhe ato grekë kanë has në konfrontim në lidhje me atë se kush prej tyre është më I aftë në pikturë. Mbreti dëgjon për këtë gjë dhe I thirë të dy palët, I vendos në një dhomë të madhe, të cilën me një perde në mes e ndanë në dy pjesë.

Piktorët kinez në pjesën e tyre vizatuan piktura të shumëllojshme dhe mjaftë të bukura, ndërsa ata grekë vetëm e pastronin pjesën e murit në anën e tyre. Kur përfundon koha mbreti hyn në pjesën e kinezëve dhe fascinohet prej pikturave të bukura, mirëpo kur kalon në pjesën tjetër, njëri prej piktorëve grek e ngren perden dhe pikturat e shumëngjyrshme në formë edhe më të bukur reflektohen në pjesën e murit grek.

Të gjitha rrugët përfundojnë në zemrën e njeriut. Brumi I një bote të ndritur dhe ardhmërie të lumtur ftallohet në zemrën e njeriut. Ja si shprehet dhe kristalizohet zemra ideale në fjalët e Hazreti Aliut: “ Në fytyrë të tokës ka disa pasqyra hyjnore, ata janë zemrat. Më e dashura prej tyre në Praninë Hyjnore është ajo që është më e durueshme, më e pastër dhe më e ndishme”.

Pejgamberi I Allahut Muhammedi a.s. është përfaqësues I përsosurisë në qenësi (ekzistencë) dhe bukuri(estetikë). Të gjitha bukuritë që gjinden në gjithësi në forma të ndryshme shembullin kulminant e kanë në personalitetin e Pejgamberit. Disa prej shokëve të Pejgamberit të cilët kishin nderin të shohën këtë bukuri, ate e përshkruajnë me këto fjalë: “ U takova me Pejgamberin a.s. në një natë të kthjellët me hënë , betohem në Zotin se fytyra e tij ishte më e bukur dhe më e ndritshme se hëna “( Xhabir b. Semure). “ Kur shikoja në te, Thotë Rebi bint Muavez, më dukej sikur lind dielli para syve të mi”.

Ismail Hakki Burseviu (v.1724) këtë bukuri të Pejgamberit e vlerëson si një realitet ontologjik dhe thotë: Në fytyrën e Pejgamberit është shfaqur e vërteta , për pasojë nuk mund të ketë bukuri më të përsosur se ai në qenësi. Çdo gjë që në formë të dijes ekziston në diturinë Hyjnore, në formë të së bukurës është prezentuar në gjithësi. Ndërsa forma më e përsosur e kësaj bukurie është Muhammedi a.s.8

Në ditët e para të Islamit , në një natë të kthjellët Pejgamberi a.s. dhe Ebu bekri r.a. kishin dalë të ecin në shkretirë. Drita e hënës kishte rënë në fytyrë të Pejgamberit a.s. dhe ishte shfaqë një bukuri e pashoq. Atëherë gjuha e Ebu bekrit nën direktivën e ndjenjave të brendshme filloi të belbëzojë: “ Sa I bukur je o Muhammed”. Pejgamberi a.s. I tha “Ke të drejtë”.

Këtë ngjarje e dëgjon Ebu Xhehli dhe një ditë tjetër del para Pejgamberit a.s. dhe I thotë: “Sa I shëmtuar je o Muhammed”. Pejgamberi a.s. edhe atij I jep të drejtë. Atëherë Ebu Bbekri I drejtohet Pejgamberit a.s.: O I Dërguar I Allahut ju thashë se jeni të bukur, ju u përgjigjët se kam të drejtë. Ai pabesimtari ju tha se jeni të shëmtuar ju edhe atij I dhatë të drejtë.Si mundet?

Pejgamberi a.s. I përgjigjet: O Ebu Bekr Unë jam një pasqyrë. Kur dikush më shikon mua e sheh veten. Ti je I bukur e pe bukurinë. Ai është I shëmtuar e pa të shëmtuarën. Prandaj që të dy e thatë të vërtetën.

Pejgamberi a.s. është një pasqyrë e cila tregon rrugën e drejtë,sqaron hollësitë e qenësisë, reflekton në sipërfaqe esencën, shfaq sekrete të larta, mbulon mëngësitë, gjithnjë është I freskët, aspak nuk ndryshket e as pluhroset. Në te në tre rrokje janë përmbledhur të katër librat.Ai e sqaron kuptimin dhe shpëton prej skepsës, ai e largon njeriun prej Un-it narcizoid. Ai e bart njeriun mbi shtatë qiej në Miraxh. Ai është përgëzim I netëve pa gjumë dhe pa shpresë.

Ai njeriut ia përkujton erën e Xhemalit të Allahut xhsh.

Aftesia-karakteri
John Wooden

Aftesia te shpie ne kulm, ndersa atje te mban vetem se karakteri.

Sakrifica
Bota bashkekohore e ka humbur botekuptimin e sakrifices. Sakrifica e afron njeriun me Zotin. Si rrjedhoje eshte larguar shume prej Zotit dhe vetes.

Behu Njeri…
Kohëve të fundit vërejmë se për çdo gjë shkruhet, përpos imperativit “bëhu njeri!”. Çdo jetë njerëzore (madje edhe kur nuk është lehtë për ta vërejtur) gjithmonë rishtas është e përshkuar me parashtrimin e pyetjes “Kush jam unë?”. Kjo pyetje e parashtruar individuale-ekzistenciale kumbon edhe atje ku njeriu nuk është në bashkësinë njerëzore. Kjo pyetje e parashtruar kolektive-ekzistenciale, gjegjësisht “Kush jemi ne?” – është parakusht i konstituimit dhe mirëmbajtjes së çdo bashkësie njerëzore, i çdo krijese shpirtërore materiale të cilën e kemi për zakon ta quajmë “natyrë tjetër”.

Kanti per njeriun
Kur flet për njeriun, Kanti thotë se ai është jo i shenjtë, ndërsa ligji moral është i shenjtë dhe njerëzia në të është e shenjtë. Njeriu i takon botës së natyrshme (i nënshtruar ligjeve natyrore) dhe botës inteligjibile (dhe prandaj është person i lirë dhe i pavarur nga mekanizmat e natyrës). Si qenie e natyrshme, është i motivuar nga rehatia dhe lumturia, e si qenie inteligjibile është i motivuar nga obligimi, gjegjësisht respektimi i ligjit moral. Kantit i pëlqen t’i përdorë nocionet “lartësi” dhe “ngritje” (këto nocione natyrisht se janë të ndërlidhura, sepse lartësia arrihet përmes ngritjes). Nën lartësi i cek: respektimin e njerëzisë në personin tonë, respektimin e obligimeve, respektimin e ligjit moral, si dhe ngritjen mbi lëvizësit natyrorë.

Kerkesat e moralit…
Obligimi për të arritur sa më shumë dituri për njeriun nga perspektivat e ndryshme vjen nga fakti që kërkesat e moralit kryejnë ndikim të madh mbi jetën e njeriut, dhe atë si në kuptimin pozitiv ashtu edhe negativ, varësisht nga ajo se si i kuptojnë njerëzit ato dhe çfarë qëndrimi marrin ndaj tyre. Për nga natyra e vet morali është në shërbim të jetës së mirë ngaqë i ndihmon njeriut në kërkimin e drejtimit të jetës, në zgjedhjen e qëllimeve dhe mjeteve. Mirëpo, morali gabimisht i kuptuar dhe gabimisht i zbatuar mund të pengojë zhvillimin e suksesshëm të njeriut ndaj të mirës dhe lumturisë, madje mund edhe ta shkatërrojë jetën. Që kjo mos të ngjajë, moralisti pandërprerë duhet t’i ketë parasysh tre parime. Parimi i parë thotë se kërkesat morale mundësisht duhet që plotësisht t’u përgjigjen aftësive të njeriut në horizontin e stadit aktual të zhvillimit. Thënë konkretisht: nga askush nuk mund të kërkohet që ta bëjë atë që është e pamundur për të. Parimi i dytë thotë: moralisti duhet që njeriut t’ia tregojë udhën dhe mjetet përmes të cilave do ta realizojë atë që kërkohet nga ai. Pa këtë, kërkesa abstrakte morale mund të ndikojë dëshpërueshëm mbi njeriun apo madje edhe ta detyrojë në alienim nga morali. Parimi i tretë gjithashtu është shumë i rëndësishëm për edukimin e suksesshëm moral. Moralisti dhe cilido edukues duhet të llogarisin me lirinë dhe përgjegjësinë individuale të çdo njeriu individual në çështjet e moralit dhe të etikës.

Perpjekje dinjitoze kunder te liges
Ne sot e përjetojmë botën, në të cilën shihen vetëm varfëri, sëmundje, fatkeqësi, katastrofa, shtypje (mynxyra), padrejtësi të të gjitha llojeve, vuajtjet e të drejtëve dhe të pafajshmëve, kriminalitet, korrupcion, terror, luftëra, vrasje… Të gjitha këto janë shenja të kohës së sotme. Për shkak të kësaj vuajnë individë dhe bashkësi, popuj dhe mbarë gjinia njerëzore. Gjendja e këtillë, mendojnë njerëzit me vullnet të mirë, nuk guxon të mbetet kështu. Gjendja e këtillë e keqe mund të tejkalohet me ndryshim rrenjesor të strukturave të botës sonë, strukturat e mëkatit, të cilat në të vërtetë janë strukturat e të Ligut. Kjo nuk mund të arrihet vetëm me qëllime të mira dhe me konvertim individual të zemrës por me perpjekje dinjitoze kundër të ligës.

Njeriu… enigme
Njeriu është qenie e rrezikuar dhe rrezikuese me mundësi të dështojë, sepse mund t’i ndodhë që mos të arrijë ta realizojë qëllimin e ekzistimit të vet. A mundemi pra të bëhemi të shurdhër ndaj detyrës së kësaj sfide? Natyrisht se mundemi, por çmimi është i lartë. Çmimi i kësaj është në shqetësimin në vend të qetësisë, vështirësisë në vend të besimit, çrregullimin e shpirtit në vend të harmonisë së brendshme.

Nëse thelbin e jetës e shohim në ruajtjen e asaj njerëzores në ne, respektivisht të integritetit human, pra në vetëdijen morale, atëherë vetëdija, për mos t’u reduktuar vetëm në “funksion”, duhet t’i mbetet “identike vetvetes”. Ai thelb i njerëzores ka vlerë të pafundme sepse nuk është vetëm në kohë, e as që është vetëm jashtë kohës. Njeriu jeton për përpara, e mendon për prapa, ndërsa lëvizja përpara i kushtëzohet me retrospektivën.