preload preload preload preload
Metin Izeti - Dhurata shpirtërore e Agjërimit
Dhurata shpirtërore e agjërimit , ndër të tjerat, është që me sendërtimin e përpiktë nga ana e agjëruesit në mënyrë shpirtërore ta shërojë pjerrjen shpirtërore të shqisave psiko-fizike dhe vetive të çdo vetësie individuale, dhe t’i qetësojë dhe frenojë të gjitha thirrjet trupore në vete, të folurit e zhurmshëm të trupit, që të mund te dëgjojë thirrjet mbinatyrore të paqes qiellore në thellësinë e zemrës , në hapësirën e shenjtë gjeografike mikrokozmike në të cilën takohen boshti vertikal i mendjes dhe boshti horizontal i shpirtit .

Behu Njeri…

Kohëve të fundit vërejmë se për çdo gjë shkruhet, përpos imperativit “bëhu njeri!”. Çdo jetë njerëzore (madje edhe kur nuk është lehtë për ta vërejtur) gjithmonë rishtas është e përshkuar me parashtrimin e pyetjes “Kush jam unë?”. Kjo pyetje e parashtruar individuale-ekzistenciale kumbon edhe atje ku njeriu nuk është në bashkësinë njerëzore. Kjo pyetje e parashtruar kolektive-ekzistenciale, gjegjësisht “Kush jemi ne?” – është parakusht i konstituimit dhe mirëmbajtjes së çdo bashkësie njerëzore, i çdo krijese shpirtërore materiale të cilën ...

Kanti per njeriun

Kur flet për njeriun, Kanti thotë se ai është jo i shenjtë, ndërsa ligji moral është i shenjtë dhe njerëzia në të është e shenjtë. Njeriu i takon botës së natyrshme (i nënshtruar ligjeve natyrore) dhe botës inteligjibile (dhe prandaj është person i lirë dhe i pavarur nga mekanizmat e natyrës). Si qenie e natyrshme, është i motivuar nga rehatia dhe lumturia, e si qenie inteligjibile është i motivuar nga obligimi, gjegjësisht respektimi i ligjit moral. Kantit i pëlqen t’i përdorë nocionet “lartësi” dhe “ngritje” (këto nocione natyrisht se janë të ...

Kerkesat e moralit…

Obligimi për të arritur sa më shumë dituri për njeriun nga perspektivat e ndryshme vjen nga fakti që kërkesat e moralit kryejnë ndikim të madh mbi jetën e njeriut, dhe atë si në kuptimin pozitiv ashtu edhe negativ, varësisht nga ajo se si i kuptojnë njerëzit ato dhe çfarë qëndrimi marrin ndaj tyre. Për nga natyra e vet morali është në shërbim të jetës së mirë ngaqë i ndihmon njeriut në kërkimin e drejtimit të jetës, në zgjedhjen e qëllimeve dhe mjeteve. Mirëpo, morali gabimisht i kuptuar dhe gabimisht i zbatuar mund të pengojë zhvillimin e suksesshëm të ...