preload preload preload preload
Metin Izeti - Dhurata shpirtërore e Agjërimit
Dhurata shpirtërore e agjërimit , ndër të tjerat, është që me sendërtimin e përpiktë nga ana e agjëruesit në mënyrë shpirtërore ta shërojë pjerrjen shpirtërore të shqisave psiko-fizike dhe vetive të çdo vetësie individuale, dhe t’i qetësojë dhe frenojë të gjitha thirrjet trupore në vete, të folurit e zhurmshëm të trupit, që të mund te dëgjojë thirrjet mbinatyrore të paqes qiellore në thellësinë e zemrës , në hapësirën e shenjtë gjeografike mikrokozmike në të cilën takohen boshti vertikal i mendjes dhe boshti horizontal i shpirtit .

Kerkesat e moralit…

Obligimi për të arritur sa më shumë dituri për njeriun nga perspektivat e ndryshme vjen nga fakti që kërkesat e moralit kryejnë ndikim të madh mbi jetën e njeriut, dhe atë si në kuptimin pozitiv ashtu edhe negativ, varësisht nga ajo se si i kuptojnë njerëzit ato dhe çfarë qëndrimi marrin ndaj tyre. Për nga natyra e vet morali është në shërbim të jetës së mirë ngaqë i ndihmon njeriut në kërkimin e drejtimit të jetës, në zgjedhjen e qëllimeve dhe mjeteve. Mirëpo, morali gabimisht i kuptuar dhe gabimisht i zbatuar mund të pengojë zhvillimin e suksesshëm të ...